Vazhdon eksporti i naftës së Iranit pavarësisht kërcënimeve të Trump
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i81739-vazhdon_eksporti_i_naftës_së_iranit_pavarësisht_kërcënimeve_të_trump
Sekretari i Unionit të Eksportuesve të Produkteve Naftore të Iranit deklaroi se me patjetër që eksporti i naftës së Iranit nuk do të arrijë në zero.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 05, 2018 10:19 Europe/Tirane
  • Vazhdon eksporti i naftës së Iranit pavarësisht kërcënimeve të Trump

Sekretari i Unionit të Eksportuesve të Produkteve Naftore të Iranit deklaroi se me patjetër që eksporti i naftës së Iranit nuk do të arrijë në zero.

Hamid Husejni, sekretari i Unionit të Eksportuesve të Produkteve Naftore të Iranit, duke folur për përpjekjet e Amerikës për ta privuar Iranin nga shitja e naftës, theksoi: “Në ditët e kaluara çmimi i naftës ka shkuar deri në 85 dollarë dhe kjo tregon shqetësimin e botës për të zëvendësuar naftën e Iranit”.

Husejni shtoi: “Nafta është një produkt siguria dhe duke marrë parasysh interesat që ekzistojnë për vendet e ndryshme nga blerja e naftës nga Iranit, në rrethana të tilla të gjitha vendet po bëjnë përpjekje të krijojnë larmi në mesin e siguruesve të burimeve të tyre dhe të mos jenë të varur vetëm nga një vend në këtë drejtim. Prandaj pikërisht për këtë arsye vazhdimi i eksportit të naftës së Iranit në të ardhmen do të jetë i mundur”.

“Realiteti i tregut botëror tregon se jo vetëm që nuk ekzistojnë potencialet për shtimin e prodhimit të naftës në botë, por tregu i naftës rrezikohet edhe nga rreziqet gjeopolitike”, - tha ndër të tjera Hamid Husejni.