Ekspertët iranianë arrijnë të prodhojnë motor të avionit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i81768-ekspertët_iranianë_arrijnë_të_prodhojnë_motor_të_avionit
Sekretari i shtabit për zhvillimin e teknologjisë së aviacionit të Iranit deklaroi se ekspertët iranianë kanë arritur të zotërojnë teknologjinë për prodhimin e motorëve të avionit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 06, 2018 15:43 Europe/Tirane
  • Ekspertët iranianë arrijnë të prodhojnë motor të avionit

Sekretari i shtabit për zhvillimin e teknologjisë së aviacionit të Iranit deklaroi se ekspertët iranianë kanë arritur të zotërojnë teknologjinë për prodhimin e motorëve të avionit.

Kanali televiziv Al Alam raportoi se Manuçehr Manteki në lidhje me progresin e ekspertëve iranian në fushën e prodhimit të pjesëve të avionit, deklaroi: "Avioni edhe pse konsiderohet një produkt teknologjik ndërkombëtar, mirëpo në sektorin e prodhimit të motorit ekziston nevoja për zhvillimin e shkencës teknologjike vendore dhe ekspertët iranian tani kanë arritur të zotërojnë këtë teknologji".

Manteki shtoi: "Blerja e avionëve dhe marrja e teknologjisë përkatëse për sektorin e aviacionit duhet të bëhet paralel me njëra-tjetrën, proces ky të cilin e kanë kaluar të gjitha vendet. Tani Irani në fushën e meremetimit dhe mirëmbajtjes së avionëve, ka shënuar progres të mjaftueshëm për plotësimin e nevojave të veta".