Zarif kthehet në Teheran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i81785-zarif_kthehet_në_teheran
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit u kthye në Teheran mbrëmë pas një vizite dy javore në Nju Jork.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 07, 2018 03:57 Europe/Tirane
  • Zarif kthehet në Teheran

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit u kthye në Teheran mbrëmë pas një vizite dy javore në Nju Jork.

Mohamed Xhevad Zarif arriti në Nju Jork më 23 shtator së bashku me z. Hasan Ruhani, President i Republikës Islamike të Iranit, për të marrë pjesë në samitin e të 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Ministri i jashtëm iranian në këtë udhëtim dy javor ka pasur më shumë se 100 programe pune, duke përfshirë takime dhe bisedime me zyrtarë dhe personalitete të huaja, veçanërisht me homologët e tij, fjalime nëpër institute ndërkombëtare dhe amerikane, takime shumëpalëshe mbi çështjet rajonale dhe ndërkombëtare dhe dialog me mediat. Një nga rastet më të rëndësishme të këtyre programeve ishte prania e ministrave të jashtëm të Iranit dhe  të vendeve anëtare të G 4+1 në Nju Jork. Takimi u organizua nga Zarif dhe Federica Moghriini, përgjegjëse për politikën e jashtme të Bashkimit Evropian. Ministrat e jashtëm të Iranit dhe G 4+1 (Gjermania, Franca, Britania, Kina dhe Rusia) theksuan në një deklaratë të përbashkët pas tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja bërthamore se heqja e sanksioneve dhe mundësimi i Iranit nga përfitimet ekonomike, është një pjesë kyçe dhe jetike e marrëveshjes bërthamore. Në këtë deklaratë, palët theksuan zbatimin e angazhimeve për çështje të tilla si mbajtja dhe promovimi i marrëdhënieve më të gjera ekonomike me Iranin, ruajtja dhe mbajtja e kanaleve efektive financiare për angazhimin me Iranin dhe vazhdimi i eksportit të naftës dhe gazit iranian.