Sanksionet e Iranit dhe sfidat e SHBA
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i81786-sanksionet_e_iranit_dhe_sfidat_e_shba
Pas largimit nga marrëveshja bërthamore, qeveria amerikane ka nisur një fushatë gjithëpërfshirëse për të ushtruar presion ndaj Iranit dhe po përpiqet të thërrasë vende të tjera për të mbështetur sanksionet unilaterale kundër popullit iranian.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Tetor 07, 2018 05:30 Europe/Tirane
  • Sanksionet e Iranit dhe sfidat e SHBA

Pas largimit nga marrëveshja bërthamore, qeveria amerikane ka nisur një fushatë gjithëpërfshirëse për të ushtruar presion ndaj Iranit dhe po përpiqet të thërrasë vende të tjera për të mbështetur sanksionet unilaterale kundër popullit iranian.

Por sa të suksesshme kanë qenë Shtetet e Bashkuara në këtë lëvizje? Më 8 maj, Presidenti i SHBA, Donald Trump në mënyrë të njëanshme tërhoqi vendin e tij nga marrëveshja bërthamore duke shkelur angazhimet e SHBA që dalin nga kjo marrëveshje. Departamenti amerikan i Thesarit njoftoi gjithashtu se sanksionet bërthamore që ishin rënë dakord do të ringjallen pas 90 dhe 180 ditëve. Më 6 korrik, Trump lëshoi një dekret duke nënshkruar një urdhër për të nisur paketën e parë të sanksioneve kundër Iranit. Importi i naftës do të jetë gjithashtu i sanksionuar në nëntor, por ky vendim i Trump është bërë një polemikë e madhe në mbarë botën dhe bashkësia ndërkombëtare ka kundërshtuar regjimin sionist dhe disa vende arabe.  Ministri francez i financave Bruno Leimier të premten në një takim në Sllovaki, tha: Uashingtoni nuk do të vendosë nëse ne do të tregtojmë me Iranin. "David Ignati, gazetar dhe analist i njohur amerikan, paralajmëron kundër efekteve negative të strategjisë së Donald Trump ndaj Iranit. Ai thotë: Për të gjitha vendet e botës u bë e qartë se strategjia qeveritare e Donald Trump ishte e para "ngacmimi" dhe pastaj ushtrimi i presioneve për të arritur një marrëveshje tjetër, një marrëveshje që Trump mund të bënte një sukses të rëndësishëm". Për të arritur qëllimet e veta, Trump u përpoq gjithashtu të detyronte Arabinë Saudite të rriste furnizimin me naftë në treg për të sfiduar Iranin në eksportin e naftës, por megjithë këto lëvizje, çmimet e naftës në ditët e fundit arritën më shumë se 90 dollarë për fuçi. Trump fajësoi sauditët për rritjen e çmimit të naftës, duke bërë deklarata poshtëruese kundër sauditëve, duke thënë se ai ishte në kontakt me mbretin saudit Malek Salman se ai do të rrinte në pushtet as për dy javë në rast të një ndërprerjeje të mbështetjes ushtarake të Rijadit nga Uashingtoni. Grupi i këtyre rrymave dhe reagimeve mund të prodhojë vetëm një rezultat dhe se Shtetet e Bashkuara duhet të përgatiten për realitetin. Lideri suprem i Revolucionit islamik, të enjten në mëngjes në takimin e madh të zhvilluar me dhjetëra mijëra të rinj, basixhë  dhe përkrahës të Revolucionit në stadiumin Azadi në Teheran, ka dhënë deklarata të rëndësishme për çështje të ndryshme të vendit, veçanërisht për luftën ekonomike të armiqve.