Zarif: Sanksionet e Amerikës kundër popullit të Iranit, do të dështojnë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i81798-zarif_sanksionet_e_amerikës_kundër_popullit_të_iranit_do_të_dështojnë
Ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se Iranit shumë herë me rezistencën e popullit dhe me maturinë e vet, i ka mposhtur politikat dhe sanksionet e amerikanëve, prandaj edhe kësaj here me maturi dhe unitet e solidaritet të popullit iranian, do të dështojë politika e Amerikës kundër Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 07, 2018 11:23 Europe/Tirane
  • Zarif: Sanksionet e Amerikës kundër popullit të Iranit, do të dështojnë

Ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se Iranit shumë herë me rezistencën e popullit dhe me maturinë e vet, i ka mposhtur politikat dhe sanksionet e amerikanëve, prandaj edhe kësaj here me maturi dhe unitet e solidaritet të popullit iranian, do të dështojë politika e Amerikës kundër Iranit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif të dielën në lidhje me daljen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore, tha: "Marrëveshja bërthamore u bë shkak për izolimin e Amerikës, vërtetoi të drejtën e Iranit dhe zbuloi skandalet dhe gënjeshtrat e regjimit kriminel sionist për të gjithë botën".  

Z. Zarif duke thënë se presidenti i Amerikës as duke keqshfrytëzuar kryesinë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuar, përsëri nuk arriti ta shndërrojë këtë Këshill në një mekanizëm për të ushtruar presion kundër Iranit, theksoi: "Mbledhja e KS të OKB, u shndërrua në një mbledhje për të gjykuar politikat e njëanshme të Amerikës".

Vlen të theksohet se pavarësisht pretendimeve të presidentit amerikan Donald Trump në mbledhjen e KS të OKB, shumica e anëtarëve të përhershëm dhe jo të përkohshëm të KS të OKB kanë mbështetur marrëveshjen bërthamore dhe ruajtjen e saj, ndërkohë që kanë kritikuar vendimin e Uashingtonit për dalje nga marrëveshja bërthamore.