Vazhdon analizimi i ankesës së Iranit në GJND
Në GJND po vazhdon shqyrtimi i ankesës së Iranit kundër Amerikës për shkak të bllokimit dhe konfiskimit të jashtëligjshëm të kapitaleve të Bankës Qendrore të Iranit në Amerikë.
Procesi gjyqësor për ankesën e Iranit kundër Amerikës në këtë gjykatë do të vazhdojë deri më datë 12 tetor. Ditën e enjte dhe të premte Amerika dhe Irani do të paraqesin versionet e tyre të mbrojtjes. Më 8 tetor pala amerikane ka paraqitur versionin e saj mbi ligjshmërinë e GJND në trajtimin e kësaj teme. Padia e Iranit kundër Amerikës për çështjen e konfiskimit të kapitaleve të Iranit është ngritur më 14 qershor 2016. Amerika ka shkelur paktin e miqësisë së vitit 1955 dhe për këtë Irani ka ngritur padi kundër këtij vendi në GJND. Pala mbrojtëse amerikane ka shprehur kundërshtimin e vet ndaj gjykatës ndërkombëtare dhe ka deklaruar vendimin e Uashingtonit për tërheqjen nga pakti i vitit 1955.