Xhehangiri: Irani ka gjetur klientë të rinj të naftës
Irani ka gjetur klientë të rinj për shitjen e naftës dhe është duke zhvilluar bisedime me blerësit tradicionalë për të gjetur mënyra të reja për të bashkëpunuar në këtë drejtim, tha të dielën zëvendëspresidenti i parë i RII z. Is'hak Xhehangiri.
Megjithëse disa blerës të naftës iraniane kanë ndërprerë importet para rinisjes së sanksioneve më 4 nëntor, "ne mund të gjejmë klientë të rinj për shitjen e naftës", tha z. Xhehangiri në një ceremoni të mbajtur me rastin e Ditës Botërore të Standardeve më 14 tetor. Pas largimit të Uashingtonit nga marrëveshja bërthamore e Iranit, SHBA-të deklaruan se do të vendosin sanksione në një periudhë prej 90 deri në 180 ditë. Ky veprim i Shteteve të Bashkuara u përcoll me kritika nga vende të ndryshme të botës, veçanërisht ato evropiane. "Nuk është e çuditshme që vendet, të cilat janë të sanksionuara, të kërkojnë zgjidhje për të eliminuar sanksionet", tha Xhehangiri. Duke iu referuar rritjes së kohëve të fundit të çmimeve të naftës, Xhehangiri tha se ishte diçka që SHBA nuk dëshironte të ndodhte. Presidenti i SHBA Donald Trump mendon se Arabia Saudite dhe vendet e tjera janë në gjendje të kompensojnë humbjen e furnizimeve të naftës iraniane, duke penguar kështu një rritje të çmimeve, tha ai, duke shtuar se çmimi i naftës së Iranit ka shkaktuar rritjen e çmimit të nderkombëtar të naftës në 80 dollarë për fuçi, ndërkohë që koha e sanksioneve ka nuk ka ardhur akoma. Pra, Irani mund të eksportojë gjysmën e naftës së tij, por të fitojë si në të kaluarën, theksoi ai. Duke reaguar ndaj sanksioneve amerikane kundër Iranit, zëvendëspresidenti i parë iranian tha se qeveria iraniane do të ofrojë naftë nëpërmjet bursës kombëtare pasi SHBA ka synuar sektorin iranian të naftës në mënyrë që të kufizojë eksportet e vendit. Ndërkohë, gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e Ditës Botërore të Standardeve, z. Xhehangiri tha se Shtetet e Bashkuara nuk mund të arrijnë qëllimin e tyre për të sjellë eksportet e Iranit në zero derisa Uashingtoni tashmë u zotua të bëjë këtë. Nafta është një produkt strategjik dhe bota ka nevojë për të tha ai, duke shtuar se ato vende që tashmë kanë ndalur importet e naftës nga Irani tani janë duke gjetur mënyra për të blerë indirekt naftën e Iranit.