Bisedime mes ministrive të naftës së Iranit dhe energjisë së Rusisë
(last modified Tue, 16 Oct 2018 07:06:38 GMT )
Tetor 16, 2018 09:06 Europe/Tirane
  • Bisedime mes ministrive të naftës së Iranit dhe energjisë së Rusisë

Ministri i naftës i Republikës Islamike të Iranit ndodhet për një vizitë në Rusi, ku në një takim me ministrin e energjisë së këtij vendi ka diskutuar mbi tregun botëror të naftës.

Bizhan Namdar Zangane, ditën e hënë u takua me Aleksandër Novak ministër i energjisë së Rusisë. Në këtë takim ministri i naftës i Republikës Islamike të Iranit theksoi rolin ndikues të vendeve prodhuese në stabilizimin e çmimit të naftës në botë dhe më pas diskutoi me ministrin Novak për balancimin e prodhimit dhe nxjerrjes së naftës sipas akordeve të OPEC-ut. Ministri i Republikës Islamike të Iranit dhe ai i Rusisë gjithashtu diskutuan për përmirësimin e kushteve të prodhimit të naftës sipas akordeve të OPEC-ut dhe për bashkëpunimet mes dy vendeve në fushën e energjisë dhe karburantit. Në këtë takim ministri i energjisë së Rusisë ka thënë: Me shtimin e prodhimit me 1 milion fuçi naftë, pritet stabilizimi i çmimeve në tregun e naftës. Tema më e rëndësishme e diskutuar nga të dyja palët është dhënia e përgjigjes ndaj kërkesës në rritje për energji në të gjithë botën dhe parandalimin e tensioneve në tregun e naftës.

Tags