Ale Habib: Bota të mos heshtë përballë arrogancës dhe njëanshmërisë së Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i82068-ale_habib_bota_të_mos_heshtë_përballë_arrogancës_dhe_njëanshmërisë_së_amerikës
Zv/Përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në OKB, pasi e ka cilësuar të jashtëligjshme tërheqjen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore që është shkeljen e rezolutës 2231 të KS të OKB, theksoi se bota nuk duhet të heshtë përballë arrogancës dhe njëanshmërisë së Amerikës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 16, 2018 05:36 Europe/Tirane
  • Ale Habib: Bota të mos heshtë përballë arrogancës dhe njëanshmërisë së Amerikës

Zv/Përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në OKB, pasi e ka cilësuar të jashtëligjshme tërheqjen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore që është shkeljen e rezolutës 2231 të KS të OKB, theksoi se bota nuk duhet të heshtë përballë arrogancës dhe njëanshmërisë së Amerikës.

Isak Ale Habib, zv/ambasador i Republikës Islamike të Iranit në OKB, vuri në dukje se ANEA në 12 raportet e saj ka konfirmuar zbatimin e angazhimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe shtoi: Kjo është hera e parë në histori që Amerika si një vend anëtar i përhershëm dhe me të drejtë vote në OKB, ndëshkon vendet e tjera të botës për shkak se ata zbatojnë rezolutat e KS të OKB. Ale Habib gjithashtu ekzistencën e armëve atomike  në botë e cilësoi kërcënim për ekzistencën e njerëzimit dhe shtoi: Qeveritë poseduese të këtyre armëve duhet të ndjekin rrugën e shkatërrimit të tyre. Zv/ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në OKB përmendi kërcënimet bërthamore të regjimit sionist dhe nga qeveritë dhe nga KS i OKB kërkoi të eliminojë kërcënimet bërthamore të këtij regjimi. Sipas një raporti të institutit të paqes Stokholm Amerika në vitin 2016 ka poseduar 7 mijë armë atomike. Ndërsa regjimi sionist, po sipas këtij raporti posedon 300 bomba atomike.