Raketat tokë-det të Iranit mund të udhëtojnë 700 kilometra
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i82089-raketat_tokë_det_të_iranit_mund_të_udhëtojnë_700_kilometra
Një komandant i lartë ushtarak iranian tha se Irani ka zgjeruar me sukses gamën e raketave balistike tokë-det që kanë rreze veprimi deri në 700 kilometra.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 16, 2018 17:00 Europe/Tirane
  • Raketat tokë-det të Iranit mund të udhëtojnë 700 kilometra

Një komandant i lartë ushtarak iranian tha se Irani ka zgjeruar me sukses gamën e raketave balistike tokë-det që kanë rreze veprimi deri në 700 kilometra.

"Sot kemi arritur të prodhojmë raketa balistike tokë-det, të cilat na mundësojnë që të sulmojmë anijet luftarake të vendosura 700 kilometra larg", tha të martën gjeneral brigade Amir Ali Haxhizadeh, komandant i Forcave Hapësinore të Gardës së Revolucionit Islamik. "Raketat që ne prodhojmë, me rreze veprimi nga 200 kilometra në 2,000 km, janë të gjitha kirurgjikale", tha komandanti i lartë i Gardës Revolucionare, duke shtuar se "edhe raketat  e prodhuara në të kaluarën po transformohen gjithashtu në raketa kirurgjikale". Gjatë viteve të fundit, Irani ka bërë përparime të mëdha në sektorin e tij të mbrojtjes dhe ka arritur vetë-mjaftueshmërinë në prodhimin e armëve dhe pajisjeve ushtarake, pavarësisht sanksioneve dhe presioneve ekonomike kundër vend. Teherani thekson se arsenali i tij raketor është plotësisht në shërbim të qëllimeve mbrojtëse të vendit dhe nuk përbën kërcënim për shtetet e tjera.