Amerika nuk mund të mbulojë vrasjen e fëmijëve palestinezë
Përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në OKB ka thënë se Amerika nuk mund të mbulojë dot krimet e regimit sionist kundër fëmijëve në Palestinë.
Golam’ali Khoshro, i pranishëm në një takim të KS të OKB ku është trajtuar çështja e Palestinës dhe e Lindjes së Mesme, nga Bashkësia Ndërkombëtare ka kërkuar të mos lejojë Amerikën që me arrogancën e saj të mbulojë krimet e sionistëve në shkeljen e të drejtave të palestinezëve. Përfaqësuesve i Republikës Islamike të Iranit në OKB tha se gjendja në Palestinë po përkeqësohet nga dita në dita dhe shtoi se vetëm në protestat për të drejtën e kthimit deri tani janë martirizuar 200 palestinezë dhe plagosur më shumë se 22 mijë të tjerë. Përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit ndër të tjera rikujtoi se protestuesit palestinezë janë ngritur në demonstrata për të drejtën e tyre për tu kthyer në shtëpitë dhe për të formuar qeverinë e pavarur të Palestinës. Regjimi sionist këtyre demonstruesve u është përgjigjur me forcë duke vrarë palestinezët tha në fjalën e tij z. Khoshro i cili shtoi se për sionistët nuk ka rëndësi as edhe një e drejtë dhe mes tyre as e drejta për të jetuar dhe ky është rezultati i 70 viteve shtypjeje që u është imponuar palestinezëve me mbështetjen e Amerikës dhe me neglizhencën e KS të OKB. Khoshro rikujtoi se kundër Izraelit janë nxjerrë 44 rezoluta nga KS i OKB por që janë anuluar pas vetos së përdorur nga Amerika dhe shtoi se për Palestinën ky këshill ka miratuar rreth 300 rezoluta të cilat janë shkelur që të gjitha nga ana e Izraelit.