Pretendimet për ndërhyrjet e Iranit në zgjedhjet amerikane, iluzion i panjohur
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, përpjekjet e Uashingtonit për të treguar se gjoja Irani ndërhyn në procesin e zgjedhjeve afatmesme të Kongresit i ka quajtur të pabaza dhe ka thënë se pretendimet për gjoja ndërhyrjen e Iranit në zgjedhjet e Amerikës, janë një lloj iluzioni i panjohur.
Behram Kasemi ka hedhur poshtë deklaratat e pabaza të organeve informative dhe të sigurimit të qeverisë amerikane për gjoja ndërhyrjen e Iranit në zgjedhjet afatmesme të kongresit amerikan dhe shtoi: Politika bazë e Iranit është mosndërhyrja në punët e brendshme të vendeve të tjera. Behram Kasemi shtoi se në kohën kur Donald Trump pretendon se që nga koha e ardhjes së tij në pushtet Irani është përfshirë nga çështje të brendshme dhe është dobësuar aq shumë saqë nuk ka mundësi që të mendojë as për çështjet e rajonit, atëherë si është e mundur që një vend si ky të mund të ndërhyjë në zgjedhjet afatmesme të kongresit në Amerikë. zyra për informim kombëtar në Amerikë, departamenti i brendshëm, departamenti i drejtësisë, policia federale FBI, ditën e premte pa prezantuar asnjë fakt apo dëshmi, me anë të një deklarate të përbashkët kanë akuzuar Iranin, Rusinë dhe kinën për përpjekje për të ndikuar në zgjedhjet afatmesme të kongresit.