Ansari: Politikat amerikane kundër Iranit kanë dështuar
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i82334-ansari_politikat_amerikane_kundër_iranit_kanë_dështuar
Ndihmësi i posaçëm i ministrit të jashtëm të Iranit dhe negociatori i lartë për çështjen siriane tha se qëndrimi i paarsyeshëm i disa vendeve, përfshirë SHBA-të, për rolin e Iranit në Siri nuk do të ndiqet nga aktorë të tjerë me ndikim, sepse është një politikë e dështuar.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 24, 2018 17:06 Europe/Tirane
  • Ansari: Politikat amerikane kundër Iranit kanë dështuar

Ndihmësi i posaçëm i ministrit të jashtëm të Iranit dhe negociatori i lartë për çështjen siriane tha se qëndrimi i paarsyeshëm i disa vendeve, përfshirë SHBA-të, për rolin e Iranit në Siri nuk do të ndiqet nga aktorë të tjerë me ndikim, sepse është një politikë e dështuar.

Hosein Xhaberi Ansari i bëri këto deklarata në fund të takimit trepalësh të ekspertëve të lartë nga Irani dhe Turqia me ministrin e jashtëm rus Sergei Lavrov në përgjigje të interesimit nga disa media opozitare për mungesën e Iranit në samitin sirian në Turqi. "Asnjë vend nuk ka mundësi të braktisë vendet e tjera dhe roli i Iranit në Siri, Procesi i Astana dhe paqja dhe prosperiteti në këtë vend bazohet në realitet dhe merret parasysh nga Turqia dhe aktorë të tjerë", shtoi ai. Negociatori i Iranit për çështjen siriane tha: "Irani ka qenë pranë qeverisë siriane me seriozitet dhe autoritet gjatë viteve të fundit dhe ka punuar për materializimin e procesit të paqes në kuadër të bisedimeve të Astansa dhe komunikimeve të tjera ndërkombëtare për rreth dy vjet dhe do të vazhdojë edhe më tej të jetë në krah të popullit dhe qeverisë siriane. Xhaberi Ansari shtoi: "Ka shumë takime në mbarë botën dhe kjo është normale, kështu që mbajtja e një takimi në çdo pjesë të botës nuk do të ndryshojë realitetin politik dhe gjeopolitik".