Hapet kanali i shkëmbimeve valutore Iran-Evropë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i82402-hapet_kanali_i_shkëmbimeve_valutore_iran_evropë
Guvernatori i Bankës Qendrore të Iranit ka thënë se kanali i shkëmbimeve valutore mes Iranit dhe Evropës do të hapet për eksportuesit evropianë dhe iranianë dhe puna e këtij kanali do të jetë në formën e një traktati monetar dypalësh.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 27, 2018 07:07 Europe/Tirane
  • Hapet kanali i shkëmbimeve valutore Iran-Evropë

Guvernatori i Bankës Qendrore të Iranit ka thënë se kanali i shkëmbimeve valutore mes Iranit dhe Evropës do të hapet për eksportuesit evropianë dhe iranianë dhe puna e këtij kanali do të jetë në formën e një traktati monetar dypalësh.

Abdul’naser Hemati, vuri në dukje se ky kanal do të mundësojë shkëmbimet monetare të të dy palëve të interesuara për biznes me gjithë tërheqjen e njëanshme të Amerikës nga marrëveshja bërthamore. Për të zgjidhur problemet për pagesat në valutë hapja e këtij kanali është i rëndësishëm tha në fjalën e tij guvernatori i BQI. Kanali u jep mundësi eksportuesve iranianë dhe atyre evropianë që të marrin valutën e produkteve të tyre nëpërmjet traktatit monetar dypalësh Iran-Evropë. Specifikat e këtij kanali do të shqyrtohen javën e ardhshëm gjatë një takimi në Bruksel. Donald Trump më 8 Maj pasi ka përsëritur pretendimet e tij boshe kundër Iranit dhe kundër marrëveshjes bërthamore, shpalli daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje dhe premtoi rikthimin e sanksioneve kundër Iranit. Në këto kushte irani dhe Evropa për disa jave me radhë kanë mbajtur negociata për mënyrën e ruajtjes së marrëveshjes bërthamore pas daljes së Amerikës nga kjo marrëveshje ndërkombëtare. Në këto bisedime Evropa është zotuar për të hartuar një paketë mbështetëse në kuadër të marrëveshjes bërthamore që ka për qëllim përballjen me sanksionet amerikane kundër Iranit.