Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit niset për në Turqi
Tetor 29, 2018 05:13 Europe/Tirane
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit është nisur për në Turqi ku do të marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të Iranit, Turqisë dhe Azerbajxhanit.
Takimi i gjashtë i Muhamed Xhavad Zarif, Mevlud Cavushoglu dhe Elmar Muhamedjarav, përkatësisht ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, ministër i jashtëm i Turqisë dhe ministër i jashtëm i Azerbajxhanit, mbahet më 30 tetor në Stamboll. Në këtë takim do të diskutohen mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimeve trepalëshe dhe për çështje të rajonit. Takimi i pestë i ministrave të jashtëm të 3 vendeve të lartpërmendura është organizuar në vitin 2017 në Baku.
Tags