Zarif: Izraeli dhe Arabia Saudite kryejnë krime me mbështetjen e Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i82468-zarif_izraeli_dhe_arabia_saudite_kryejnë_krime_me_mbështetjen_e_amerikës
Në një intervistë për kanalin televiziv CBC të Amerikës, ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit z. Muhamed Xhavad Zarif, ka thënë se Izraeli dhe Arabia Saudite kryejnë krime në rajon duke pasur mbështetjen e Amerikës
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 29, 2018 05:13 Europe/Tirane
  • Zarif: Izraeli dhe Arabia Saudite kryejnë krime me mbështetjen e Amerikës

Në një intervistë për kanalin televiziv CBC të Amerikës, ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit z. Muhamed Xhavad Zarif, ka thënë se Izraeli dhe Arabia Saudite kryejnë krime në rajon duke pasur mbështetjen e Amerikës

Muhamed Xhavad Zarif, vuri në dukje se zgjedhjet që ka bërë Amerika në Lindjen e Mesme janë të gabuara, pasi ato janë krijuar katastrofa njerëzore në rajon. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit përmendi sulmet dhe agresionet e Amerikës në Afganistan dhe në Irak dhe mbështetjen e Uashingtonit ndaj Arabisë Saudite në luftën kundër Jemenit si dhe qëndrimin e Uashingtonit ndaj rastit të vrasjes së gazetarit Khashoggi, të cilat i ka quajtur veprime të gabuara dhe shtoi se Uashingtoni vazhdon të ecë në këtë rrugë të gabuar. Nëse nuk do të ishte mbështetja e Amerikës, këto krime nuk do të ndodhnin, tha në fjalën e tij shefi i diplomacisë iraniane. Jamal Khgashogi është parë për herë të fundit më 2 tetor në kohën kur po futej në konsullatën e Arabisë Saudite. Më 19 nëntor regjimi Al Saud më në fund theu heshtjen dhe i ndikuar nga presioni ndërkombëtar pranoi vrasjen e gazetarit kritik Jamal Khashogu në konsullatën sauditë në Stamboll.