Dënohen sanksionet e njëanshme në deklaratën e Samitit Trepalësh të Stambollit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i82529-dënohen_sanksionet_e_njëanshme_në_deklaratën_e_samitit_trepalësh_të_stambollit
Ministrat e jashtëm të Iranit, Turqisë dhe Azerbajxhanit dënuan sanksionet e njëanshme ndaj vendeve të tjera në deklaratën përfundimtare të Samitit Trepalësh të Stambollit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 30, 2018 16:32 Europe/Tirane
  • Dënohen sanksionet e njëanshme në deklaratën e Samitit Trepalësh të Stambollit

Ministrat e jashtëm të Iranit, Turqisë dhe Azerbajxhanit dënuan sanksionet e njëanshme ndaj vendeve të tjera në deklaratën përfundimtare të Samitit Trepalësh të Stambollit.

Në deklaratën e së martës të takimit trepalësh midis Muhamed Xhevad Zarif, Mevlut Chaushoglu dhe Almar Mohamed Jarov që u nënshkruar në Stamboll, sanksionet e njëanshme ndikojnë në tregtinë dhe marrëdhëniet tregtare ndërmjet vendeve dhe duhet të parandalohen. Deklarata e Samitit Trepalësh të Stambollit, duke theksuar angazhimin e Teheranit në zbatimin e të gjitha dispozitave të Planit të Përbashkët të Veprimit dhe rëndësinë e ruajtjes së marrëveshjes bërthamore, i kërkon vendeve anëtare të OKB për të bashkëpunuar në zbatimin e kësaj marrëveshje. Ministrat e jashtëm të Iranit, Turqisë dhe Republikës së Azerbajxhanit gjithashtu ranë dakord të vazhdojnë konsultimet e tyre të ngushta për çështjet e interesit të përbashkët në nivele të ndryshme, brenda kuadrit të organizatave rajonale dhe ndërkombëtare, me një perspektivë për promovimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe ndërkombëtar.