Zarif kthehet nga Pakistani në Teheran
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit i cili në krye të një delegacioni të lartë zhvilloi një vizitë në Pakistan, është kthyer në Teheran.
Muhamed Xhavad Zarif, ditën e mërkurë shkoi për një vizitë në Pakistan për të disktuaur mbi fatin e rojeve të marrë peng në këtë vend. Muahmed Xhavad Zarif, u takua me Imran Khan kryeministër, Shah Mahmud Gureishi ministër i jashtëm dhe Kamar Javad Baxhua kryekomandanti i forcave të rendit të Pakistanit. Sa i përket rezultatit të vizitës së tij në Pakistan, ministri Zarif tha se pala pakistaneze ka premtuar se do të ndjekë me seriozitet fatin e rojeve kufitare të Iranit të marrë peng nga një grup terrorist dhe që gjenden brenda territorit pakistanez. Shefi i diplomacisë iraniane gjithashtu shtoi se në takim me autoritetet pakistaneze është diskutuar për zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe për çështje të rajonit si Jemeni dhe Afganistani. Më 15 tetor, 12 roje kufitare të Iranit u rrëmbyen nga një grup terrorist në zonën kufitare Mirxhave në juglindje të Iranit dhe janë dërguar në Pakistan.