Zarif: Mosadi kërkon të prishë marrëdhëniet e Iranit me Evropën
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit vuri në dukje se pretendimet e Danimarkës kundër Iranit janë në kuadër të operacioneve mashtruese të Mosadit Izraelit, që kanë për qëllim prishjen e marrëdhënieve të Iranit me Evropën.
Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në një mesazh të tij në Twitter ka deklaruar; Veprimet destruktive, mashtruese dhe devijuese të Mosadit vetëm sa shtojnë vullnetin e Iranit për bashkëpunim konstruktiv me botën. Behram Kasemi, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ditën e mërkurë ka thënë: Amerika, Regjimi Sionist dhe disa vende të tjera me njollë të zezë, të cilët sot përballen me akuza të rënda, po përpiqen që me anë të luftës psikologjike të akuzojnë Iranin dhe të shkatërrojnë marrëdhëniet e Iranit me Evropën në prag të fazës së dytë të sanksioneve amerikane kundër Iranit. Një ditë më parë gazeta sioniste Jerusalem thotë se Mosadi i ka dërguar informacione Danimarkës mbi atë që e quan përpjekje të Iranit për të kryer sulm në Danimarkë. Danimarka në kuadër të polemikave të fundit të disa vendeve evropiane kundër Iranit, ka akuzuar Iranin për tentativë vrasjeje në territorin e Danimarkës, akuza që janë hedhur poshtë nga pala iraniane.