Bolton: Disa vende nuk bashkohen me embargon e naftës ndaj Iranit
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë pranoi se disa vende nuk po bashkohen me sanksionet e njëanshme të SHBA kundër Iranit.
"Shumë vende nuk do të jenë në gjendje të ndalin shpejt importimin e naftës nga Irani ", tha të mërkurën John Bolton, këshilltar i sigurisë kombëtare i Shtëpisë së Bardhë. Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara nuk duan të dëmtojnë miqtë dhe aleatët e tyre duke imponuar sanksionet e naftës ndaj Iranit. Këto komente nga John Bolton dëshmojnë për dështimin e përpjekjeve të Uashingtonit për të bindur vendet e tjera që të ndërpresin importet e naftës nga Irani. Kina dhe India, si dy blerës të mëdhenj të naftës iraniane, kanë qenë ndër kundërshtuesit kryesorë të regjimit të sanksioneve kundër Iranit, duke thënë se ata nuk do të ndjekin sanksionet e njëanshme të SHBA. Wall Street Journal gjithashtu njoftoi se, pas hapave të evropianëve për të krijuar mekanizmin alternativ financiar të Swiftit për tregtinë me Iranin, administrata amerikane e sheh veten në një udhëkryq sa i përket sanksioneve kundër Iranit.