Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit shkon në Turqi
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i82627-ministri_i_jashtëm_i_republikës_islamike_të_iranit_shkon_në_turqi
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ka shkuar në Turqi për të marrë pjesë në takimin e 18-të të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të grupit D-8.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 03, 2018 05:43 Europe/Tirane
  • Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit shkon në Turqi

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ka shkuar në Turqi për të marrë pjesë në takimin e 18-të të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të grupit D-8.

Takimi i ministrave të jashtëm të D-8 organizohet në qytetin Antalia të Turqisë. Gjatë qëndrimit në Turqi, Muhamed Xhavad Zarif do të takohet me ministrat e jashtëm të vendeve pjesëmarrëse. Sot po në Antalia organizohet takimi i 48-të i komisionit profesional dhe i ekspertëve të grupit D-8 ku do të analizohet deklarata që do të nxirret në përfundim të takimit të ministrave të jashtëm. Grupi D-8 përbëhet nga 8 vende islamike në zhvillim dhe ka për qëllim forcimin e lidhjeve ekonomike në tregun botëror. Irani, Indonezia, Pakistani, Turqia, Bangladeshi, Malajzia, Egjipti dhe Nigeria janë vendet anëtare të grupit D-8.