Përfundon takimi i grupit D-8, Zarif kthehen në Teheran
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit i cili kishte shkuar në Turqi për të marrë pjesë në takimin e grupit D-8, pas përfundimit të këtij takimi dje në darkë u kthye në Teheran.
Takimi i ministrave të jashtëm të D-8 u organizua në qytetin Antalia të Turqisë. Gjatë qëndrimit në Turqi, Muhamed Xhavad Zarif u takua me ministrat e jashtëm të vendeve pjesëmarrëse. Po në Antalia u organizua edhe takimi i 48-të i komisionit profesional dhe i ekspertëve të grupit D-8 ku ku u analizua deklarata përfundimtare e takimit të ministrave të jashtëm. Në një prononcim të tij shefi i diplomacisë iraniane ka thënë Bota ka rritur kundërshtimet efektive ndaj politikave amerikane, tha të shtunën ministri i jashtëm iranian. Politikat dhe vendimet e SHBA kanë hasur me kundërshtim të fortë të vendeve në mbarë botën, tha të shtunën Muhamed Xhevad Zarif. Shumica e vendeve kanë shprehur kundërshtim ndaj masave të SHBA, veçanërisht në rastin e vendosjes së sanksioneve të njëanshme, vuri në dukje Zarif. Ai i përshkroi sanksionet anti-iraniane të SHBA si të paligjshme dhe kundër marrëveshjes bërthamore, e njohur gjithashtu si Plani i Përbashkët i Veprimit (JCPOA). Zarif tha se sanksionet anti-iraniane të SHBA shkelin rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Ministri i jashtëm i RII tha se qasja e Uashingtonit ndaj traktateve ndërkombëtare në lidhje me detyrimet e tij rrezikon seriozisht rendin botëror. Grupi D-8 përbëhet nga 8 vende islamike në zhvillim dhe ka për qëllim forcimin e lidhjeve ekonomike në tregun botëror. Irani, Indonezia, Pakistani, Turqia, Bangladeshi, Malajzia, Egjipti dhe Nigeria janë vendet anëtare të grupit D-8.