Abddulahian: Sanksionet e Shtëpisë së Bardhë kundër Iranit janë të padobishme
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i82685-abddulahian_sanksionet_e_shtëpisë_së_bardhë_kundër_iranit_janë_të_padobishme
Asistenti special i kryetarit të parlamentit islamik të Iranit ka thënë se sanksionet e Shtëpisë së Bardhë kundër Iranit janë të padobishme.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 04, 2018 16:01 Europe/Tirane
  • Abddulahian: Sanksionet e Shtëpisë së Bardhë kundër Iranit janë të padobishme

Asistenti special i kryetarit të parlamentit islamik të Iranit ka thënë se sanksionet e Shtëpisë së Bardhë kundër Iranit janë të padobishme.

Amir Abdulahian të dielën në një takim me ambasadorin kinez në Teheran Pang Sen duke diskutuar mbi zhvillimet e fundit në rajon, ka thënë: Irani përshëndet çdo përpjekje për të ndaluar luftën në Jemen, edhe pse nuk ka shenja se Arabia Saudite dhe EBA do t'a bëjnë një gjë të tillë. Abdulahian ka shtuar: Lufta kundër terrorizmit dhe përballja me terroristët kërkon përpjekje nga të gjitha vendet e botës dhe prania e terrorizmit në rajonin e LM ka sfiduar gjithmonë ekuilibrin e sigurisë, paqes dhe stabilitetit të vendeve të rajonit. Pang Sen nga ana e tij ka përshëndetur bashkëpunimin midis Iranit dhe Kinës në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe ka shtuar: Pekini është kundër vendimeve të njëanshme të SHBA dhe vazhdon të bashkëpunojë me RII në të gjitha fushat.