Zarif: Amerika nuk mund ta dobësojë marrëveshjen bërthamore
Ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se amerikanët pas një viti e gjysmë të përpjekjeve të tyre, akoma nuk mund ta dobësojnë marrëveshjen bërthamore.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i jashtëm i Iranit, sot (të hënën) vuri në dukje se marrëveshja bërthamore ishte një marrëveshje më e mirë e mundshme dhe shtoi: "Negociatat janë një mjet për të arritur në mirëkuptim dhe ekuilibër për të mbrojtur interesat dhe sot marrëveshja bërthamore ka qenë aq shumë në favor të interesave të Iranit sa që Amerika në mënyrë më të keqe të mundshme ka dal nga kjo marrëveshje".
Ministri i jashtëm i Iranit theksoi: "Marrëveshja bërthamore posedon një qëndrueshmëri të fortë sa që e gjithë bota thekson në këtë marrëveshje dhe ajo gjithashtu mbron interesat e Iranit. Marrëveshja bërthamore nga pikëpamja e botës ishte një fitore diplomatike e Iranit dhe pavarësisht të gjitha sabotimeve dhe arrogancës së Amerikës, ajo u bë kriter për disfatën e këtij vendi në botë".
Zarif vuri në dukje edhe sjelljet e fundit të Amerikës dhe tha se Amerika u detyrua të tërhiqet nga pretendimi i saj për ta çuar në zero eksportin dhe shitjen e naftës së Iranit.