Irani letër OKB, domosdoshmëria e përballjes me sanksionet e jashtëligjshme
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i82726-irani_letër_okb_domosdoshmëria_e_përballjes_me_sanksionet_e_jashtëligjshme
Golam’ali Khoshro, përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në OKB në reagim ndaj sanksioneve të jashtëligjshme të Amerikës ka dërguar një letër për sekretarin e përgjithshëm të OKB ku kërkoi dënimin e sanksioneve të njëanshme të Amerikës kundër popullit iranian dhe përballjen me to.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 06, 2018 05:24 Europe/Tirane
  • Irani letër OKB, domosdoshmëria e përballjes me sanksionet e jashtëligjshme

Golam’ali Khoshro, përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në OKB në reagim ndaj sanksioneve të jashtëligjshme të Amerikës ka dërguar një letër për sekretarin e përgjithshëm të OKB ku kërkoi dënimin e sanksioneve të njëanshme të Amerikës kundër popullit iranian dhe përballjen me to.

Në letrën e tij dërguar Antonio Guterres, përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në OKB, tha se Bashkësia Ndërkombëtare duhet t’i japë përgjigje definitive veprimeve të jashtëligjshme dhe çnjerëzore të Amerikës dhe të mbështesin ligjin dhe multilaterizmin. Dje më 5 nëntor, Amerika vendosi sanksionet e jashtëligjshme dhe të njëanshme kundër Iranit, duke sanksionuar 700 persona dhe kompani iranian. Steven Mnuchin, sekretari i Thesarit në Amerikë njëkohësisht me zbatimin e sanksioneve kundër Iranit pretendoi se sanksionet e reja do ta detyrojnë Iranin që të firmosë një marrëveshje të re bërthamore. Në të njëjtën kohë sipas njoftimit të lëshuar nga Departamenti amerikan i thesarit, 8 vende përkatësisht Kina, Koreja e Jugut, India, Japonia, Turqia, Greqia, Italia dhe Tajvani mund të vazhdojnë importin e tyre të naftës nga Irani. Sipas deklaratës së lëshuar nga ky departament, në sanksione janë përfshirë 50 banka iraniane dhe degë të tyre të brendshme dhe të huaja, më shumë se 200 persona, anije të transportit, sektori i energjisë, kompania ajrore Homa dhe 65 avionë të transportit civil të kësaj kompanie. Sanksionet amerikane bien ndesh me rezolutën e KS të OKB dhe me vendimin e GJND. Amerika jo vetëm ka dalë haptazi kundër rezolutës 2231 të KS të OKB por me paturpësi ushtron presione ndaj qeverive të tjera që të shkelin këtë rezolutë. Edris Alxhazaeri reporter special i OKB veprimet anti-iraniane të presidentit Donald Trump kundër Iranit i ka quajtur të padrejta dhe dëmtuese dhe ka thënë: Rivendosja e sanksioneve kundër Iranit pas tërheqjes së njëanshme nga marrëveshja bërthamore, e cila është konfirmuar nga KS i OKB dhe është miratuar me konfirmimin e Uashingtonit, tregon se sa të jashtëligjshme janë të tilla veprime. Shumë vende nuk i janë bashkuar Amerikës në vendosjen e sanksioneve kundër Iranit. Evropa me anë të një deklarate është shprehur se do të ruajë transaksionet dhe shkëmbimet e saj ekonomike me Iranin ndërsa Aleksandër Novak ministër i energjisë së Rusisë theksoi vullnetin e Moskës për zgjerimin e tregtisë së naftës me Iranin. Sjellja e Amerikës, botën e ka futur në një luftë ekonomike. Sot i gjithë opinioni publik në botë, është dëshmitar i veprimeve të jashtëligjshme dhe të padrejta të Amerikës. Mirëpo duhet parë se kur reagimi ndërkombëtar do të japë efektin e vet. Vendosja e sanksioneve kundër Iranit tregon se Uashingtoni nuk mund të punojë me mjetet dhe organizmat ndërkombëtare dhe kjo është theksuar edhe në letrën e përfaqësuesit të Republikës Islamike të Iranit në OKB dërguar sekretarit të përgjithshëm të kësaj organizate.