Mesazhi i Zarif, sanksionet poshtërim për SHBA
Një ditë pas raundit të dytë të sanksioneve të SHBA, drejtuar pushtetarëve amerikanë, ministri i jashtëm iranian tha se ditë të këqija e presin qeverinë amerikane, një qeveri që nuk ka dëshmuar për popullin e saj se politikat e saj janë në favor të tyre.
Ministri i jashtëm i RII z. Mohamed Xhevad Zarif ka kritikuar Shtetet e Bashkuara për vendosjen e sanksioneve "të paligjshme dhe drakoniane" kundër Teheranit, duke thënë se Uashingtoni do të zhgënjehet edhe një herë me "masat e tij të padrejta". "Administrata amerikane duket se beson se imponimi i sanksioneve të paligjshme dhe drakoniane ndaj Iranit do të sjellë dhimbje për popullin iranian, saqë do të na detyrojë t'i nënshtrohemi vullnetit të saj, pavarësisht se sa absurde, të paligjshme apo me të meta janë kërkesat e saj", tha Zarif në një video- mesazh në internet të martën. "Sot, ne dhe partnerët tanë anembanë globit do të sigurojmë që njerëzit tanë të jenë më pak të prekur nga ky sulm pa dallim luftës ekonomike që drejtpërdrejt synon popullin iranian", shtoi diplomati më i lartë iranian. Administrata e Presidentit të SHBA Donald Trump njoftoi të hënën ri-vendosjen e sanksioneve "më të vështira" ndonjëherë kundër eksporteve të naftës, transportit dhe bankave të Iranit. Pas largimit nga marrëveshja, administrata amerikane u zotua të sjellë shitjen e naftës iraniane në "zero". Zarif vuri në dukje ndryshimin gradual të politikave dhe qëndrimit të administratave të mëparshme amerikane ndaj kombit iranian dhe tha: "Unë jam i bindur se administrata e Trump do të arrijë në përfundimin se këto politika nuk do të kenë ndikim në vendosmërinë e kombit të madh iranian dhe amerikanët do të jenë të detyruar të ndryshojnë politikën e tyre karshi Iranit". Mohamed Kazem Saxhadpur, drejtor i Qendrës për Studime Ndërkombëtare dhe Politike në Ministrinë e Jashtme të Iranit për Shoqatën Chatham House në Londër, tha: "Shtetet e Bashkuara synojnë një udhëheqje superiore karshi Evropës dhe liderët evropianë duhet të ndërmarrin veprime të unifikuara kundër unilateralizmit amerikan". Konsensusi global kundër politikave të dëmshme të Donald Trump ka ardhur është mëse i domosdoshëm dhe padyshim se duhet kërkuar ndalimin e politikave agresive të Shteteve të Bashkuara dhe kjo qasje kërkon veprime praktike. Presidenti Taip Erdogan tha të martën se vendi i tij nuk do t’u bindet sanksioneve mbi naftën dhe sektorin e lundrimit kundër Iranit. "Ne nuk mendojmë se sanksionet janë të drejta. Besojmë se këto sanksione synojnë të krijojnë një botë të pabarabartë. Ato dalin kundër ligjit ndërkombëtar dhe diplomacisë,” tha kreu turk. Kanali televiziv Sky News, të martën duke cituar disa ekspertë ndërkombëtarë ka thënë: Ajo që quhet sanksionet më të rënda në Amerikë nuk do ta sjellë Iranin në gjunjë dhe kjo nuk e bën vendin të tkurret ndaj Uashingtonit. Zbatimi i raundit të dytë të sanksioneve, i cili fokusohet posaçërisht në embargon e naftës në Iran, po përballet me reagime negative nga treshja evropiane si Gjermania, Franca, Britania dhe Bashkimi Europian. Pierre Moscovici, komisioneri europian për çështjet ekonomike (ECR), të hënën duke reaguar nga fillimit të zbatimit të raundit të dytë të sanksioneve amerikane kundër Iranit, ka thënë: BE është kundër vendimit të SHBA-së për të rivendosur sanksione naftore dhe financiare kundër Iranit. Edhe Zëdhënësi i zyrës së kryeministres së Anglisë ka shprehur keqardhje për rikthimin e sanksioneve të njëanshme të Amerikës kundër Iranit dhe deklaroi se Britania e Madhe në mënyrë të plotë mbështet zgjerimin e bashkëpunimeve tregtare me Iranin. Zëdhënësi i kryeministrisë së Anglisë shtoi: "Ne vazhdojmë të besojmë se marrëveshja bërthamore e Iranit, e ka bërë botën më të sigurt dhe qëndrimi ynë nuk do të ndryshojë derisa Irani vazhdon t'i zbatojë angazhimet e veta në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe ne jemi të zotuar ndaj marrëveshjes bërthamore. Anglia do të vazhdojë zgjerimin e plotë të marrëdhënieve tregtare me Iranin dhe kompanitë angleze do të inkurajohen për të shfrytëzuar rastet ekonomike të Iranit".