Zarif: Irani do të vazhdojë progreset e tij
Duke reaguar ndaj deklaratave anti-iraniane të sekretarit amerikan të shtetit, ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit deklaroi se Irani do të vazhdoj rrugën e progresit të tij.
Mike Pompeo me një deklaratë ofenduese ka thënë: Irani nëse do që populli i tij të hajë bukë, duhet të dëgjojë Amerikën. Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në faqen e tij në Twitter ka thënë: Sekretari Amerikan i shtetit në formë të zhgënjyer po mundohet t’i imponojë Iranit kërkesat e Amerikë dhe haptazi ka kërcënuar popullin iranian me uri që është një krim kundër njerëzimit. Sekretari amerikan i shtetit ashtu si kolegët e tij të mëparshëm do ta mësojë se me gjithë komplotet dhe intrigat e Amerikës, Irani do të vazhdojë rrugën e tij të progresit pa sakrifikuar aspak të drejtën e sovranitetit të vet, ka thënë në fjalën e tij shefi i diplomacisë iraniane. Donald Trump pas tërheqjes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore, më 5 nëntor shpalli rivendosjen e sanksioneve kundër Iranit. Këto sanksione kthehen për një periudhë 90-180 ditë. Faza e parë e sanksioneve kundër Iranit u zbatua në muajin gusht ndërsa faza e dy u vu në zbatim dje më 5 nëntor. Kjo është në kohën kur Britania, Franca, Rusia, Kina, Gjermania dhe BE janë shprehur pro ruajtjes dhe mbështetjes së marrëveshjes bërthamore.