BQI: Ndërprerja e SWIFT nuk krijon probleme në tregtinë e jashtme
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i82916-bqi_ndërprerja_e_swift_nuk_krijon_probleme_në_tregtinë_e_jashtme
BQI duke reaguar ndaj ndërprerjes së shërbimit të SWIFT ka deklaruar se ndërprerja e këtij shërbimi nuk krijon probleme në tregtinë e jashtme dhe shkëmbimet valutore.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 13, 2018 05:41 Europe/Tirane
  • BQI: Ndërprerja e SWIFT nuk krijon probleme në tregtinë e jashtme

BQI duke reaguar ndaj ndërprerjes së shërbimit të SWIFT ka deklaruar se ndërprerja e këtij shërbimi nuk krijon probleme në tregtinë e jashtme dhe shkëmbimet valutore.

BQI në njoftimin e saj deklaroi se SWIFT më shumë është sistem komunikues për bankat dhe institucionet financiare ndërkombëtare dhe nuk ka rol në ruajtjen e llogarive apo shkëmbimet valutore dhe shtoi se përpara vendosjes së sanksioneve BQI ka marrë masat për zëvendësimin e këtij sistemi. BQI u ka dhënë garanci të gjithë afaristëve dhe biznesit për vazhdimin e aktivitetit të punës së bankave iraniane në shkëmbimet tregtare. Më 5 nëntor SWIFT njëkohësisht me sanksionet amerikane kundër Iranit shpalli ndërprerjen e bashkëpunimit me disa banka iraniane.