Irani shpreh keqardhje për familjarët e viktimave të zjarrit në Kaliforni
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i82969-irani_shpreh_keqardhje_për_familjarët_e_viktimave_të_zjarrit_në_kaliforni
Behram Kasemi, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, ka shprehur keqardhjen për viktimat e zjarrit në shtetin e Kalifornisë dhe ka ngushëlluar familjarët e viktimave.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 15, 2018 04:51 Europe/Tirane
  • Irani shpreh keqardhje për familjarët e viktimave të zjarrit në Kaliforni

Behram Kasemi, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, ka shprehur keqardhjen për viktimat e zjarrit në shtetin e Kalifornisë dhe ka ngushëlluar familjarët e viktimave.

Mbi 59 vetë janë konfirmuar të vdekur deri tani nga zjarret në Kaliforni. Ekipe zjarrfikëse vazhdojnë të luftojnë me flakët, ndërkohë që dhjetëra mijëra banorë janë zhvendosur dhe ende ka qindra të zhdukur. Punonjësit e ndihmave po kërkojnë mes rrënojave që ka lënë pas zjarri. Shumë nga të vdekurit janë gjetur në makina të djegura si dhe në ndërtesa të shkatërruara në qytetin Paradise në Kaliforninë veriore. Zjarrfikësit luftuan gjatë gjithë natës me flakët që kishin përfshirë një sipërfaqe prej 50 mijë hektarësh. Shumë zjarrfikës janë vetë banorë të zonës, ku deri tani janë regjistruar 7600 shtëpi dhe struktura të tjera të shkatërruara. Më shumë se 8 mijë zjarrfikës janë mobilizuar në të gjithë shtetin për të luftuar zjarret. Erërat e forta, të quajtura Santa Anas, një fenomen i rregullt natyror në Kaliforninë e jugut, i kanë vështirësuar operacionet. Në Kaliforninë e jugut një vatër zjarri vazhdon të digjet pranë Los Anxhelosit. Zjarrfikësit kanë numëruar mbi 435 struktura të shkatërruara, ndër to edhe shumë shtëpi të shtrenjta në qytezën Malibu. Ekipet zjarrfikëse po përllogarisin dëmet materiale dhe në njerëz, ndërkohë që mbi 220 banorë aktualisht figurojnë të zhdukur.