Erakçi: Evropa të zbatojë zotimet ekonomike të saj
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i82983-erakçi_evropa_të_zbatojë_zotimet_ekonomike_të_saj
Zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit ka theksuar se Teherani ka zbatuar zotimet e veta në kuadër të marrëveshjes bërthamore, prandaj në shkëmbim pret nga Bashkimi Evropian që përkrah zbatimeve të zotimeve politike, t'i zbatojë edhe zotimet ekonomike të tij në bazë të marrëveshjes bërthamore.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 15, 2018 10:06 Europe/Tirane
  • Erakçi: Evropa të zbatojë zotimet ekonomike të saj

Zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit ka theksuar se Teherani ka zbatuar zotimet e veta në kuadër të marrëveshjes bërthamore, prandaj në shkëmbim pret nga Bashkimi Evropian që përkrah zbatimeve të zotimeve politike, t'i zbatojë edhe zotimet ekonomike të tij në bazë të marrëveshjes bërthamore.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Sejed Abas Erakçi, zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit, të enjten në takimin konsultativ për mekanizmin politik të zv/ministrave të punëve të jashtme të Iranit dhe Italisë që u zhvillua në Romë, vuri në dukje se Amerika me daljen nga marrëveshje bërthamore, praktikisht ka shkelur rezolutën 2231 të KS të OKB, ndërsa deklaroi: "Amerika nuk është mjaftuar vetëm me daljen nga marrëveshja bërthamore, por po inkurajon edhe vendet e tjera të botës që të shkelin rezolutën 2231".

Zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit ka shtuar se marrëveshja bërthamore është një traktat i sigurisë dhe mospërhapjes së armëve bërthamore, prandaj dalja e Amerikës nga kjo marrëveshje bërthamore e ka përballur me shumë sfida sigurinë e Evropës, të rajonit dhe sistemin ndërkombëtar.