Epoka e dominimit amerikan në Azinë Perëndimore ka marrë fund
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i82997-epoka_e_dominimit_amerikan_në_azinë_perëndimore_ka_marrë_fund
Komandanti i ushtrisë iraniane përshëndeti kombi iranian për përballjen e kërcënimeve të shumta të armiqve në rrugën e tij të progresit dhe tha se ndërsa epoka e dominimit të SHBA në Azinë Perëndimore ka perënduar, Republika Islamike ka arritur një pozitë përcaktuese në rajon.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 15, 2018 16:35 Europe/Tirane
  • Epoka e dominimit amerikan në Azinë Perëndimore ka marrë fund

Komandanti i ushtrisë iraniane përshëndeti kombi iranian për përballjen e kërcënimeve të shumta të armiqve në rrugën e tij të progresit dhe tha se ndërsa epoka e dominimit të SHBA në Azinë Perëndimore ka perënduar, Republika Islamike ka arritur një pozitë përcaktuese në rajon.

Gjeneral Major Abdolrahim Musavi i bëri komentet të enjten në një ceremoni për të shënuar përvjetorin e shtatë të martirizimit të Gjeneral Major Hasan Tehrani Mogadam, i njohur si arkitekti i programit raketor të Iranit. Musavi më tej tha: "Sot mund të themi se epoka e dominimit dhe hegjemonisë së Amerikës në Azinë Perëndimore ka mbaruar, ndërsa për Iranin ka filluar epoka e kryesimit të zhvillimeve në këtë rajon". "Pavarësisht diversitetit të kërcënimeve ... Irani i dashur po ecën përpara në rrugën e progresit me një ritëm të shpejtë dhe qëndron sot në një pozicion përcaktues në rajon", tha ai. Komandanti i ushtrisë iraniane ju referua më tej disfatave të shumta të regjimit izraelit në luftërat që ka bërë gjatë viteve të kaluara, duke përfshirë ofensivën 33-ditore kundër Libanit në vitin 2006 dhe shkatërrimin e grupeve terroriste që mbështet regjimi i Tel Avivit. "Regjimi i paligjshëm sionist është i zhgënjyer me paefektshmërinë e kupolës prej pambuku", tha Musavi, duke iu referuar sistemit antiraketor izraelit të ashtuquajtur Kupola e Hekurt.