Ngushëllimet për përvjetorin e vdekjes së imam Asgari (as)
Nëntor 16, 2018 09:12 Europe/Tirane
16 nëntori i vitit 2018 përkon me 8 Rabiul Aval të vitit 1440 sipas kalendarit hënor që është dita e martirizimit të imamit të 11 të myslimanëve shiitë imam Asgarisë(as).
Imam Hasan Asgari(as) një prej nipërve të pastër të Profetit të Islamit (s.a.v.s), është martirizuar në vitin 260 në qytetin Samera në veri të Irakut. Ai ishte i njohur për dijen e madhe, i cili duke shkruar libra në shkencën islame ka luajtur rol të madh në prezantimin e islamit. Jeta 29 vjeçare e imam Hasan Asgarisë(as) është e ndarë në tre periudha: E para deri në moshën 13 vjeç ku ai jetoi në Medina, pjesa e dytë që zgjati 10 vjet në Samera përpara imametit dhe periudha 6 vjeçare e imametit të tij.
Tags