Eragçi: Amerika është e izoluar
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i83064-eragçi_amerika_është_e_izoluar
Zëvendësministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit të shtunën në një intervistë me gazetën spanjolle ABB tha se Shtetet e Bashkuara janë izoluar pas tërheqjes së njëanshme nga marrëveshja bërthamore.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 18, 2018 05:37 Europe/Tirane
  • Eragçi: Amerika është e izoluar

Zëvendësministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit të shtunën në një intervistë me gazetën spanjolle ABB tha se Shtetet e Bashkuara janë izoluar pas tërheqjes së njëanshme nga marrëveshja bërthamore.

Sipas IRNA, Sejed Abas Eragçi, duke deklaruar se Presidenti i SHBA Donald Trump ende ndjek një përvojë të dështuar, vuri në dukje se sanksionet e Uashingtonit mund të jenë të kushtueshme, por politikat e Iranit nuk do të ndryshojnë kurrë. Ndihmësi i shefit të politikës së jashtme të Iranit shtoi se ish-qeveria amerikane kishte vendosur sanksione më të ashpra ndaj Iranit, por ajo në fund u detyrua të ulet në tryezën e bisedimeve. Donald Trump, të martën, më 8 maj, shkeli në mënyrë të njëanshme detyrimet e Uashingtonit dhe largoi vendin e tij nga marrëveshja bërthamorë duke premtuar kthimin e sanksioneve bërthamore. Raundi i parë i sanksioneve u zbatua më 7 gusht ndërsa raundi i dytë u nis zyrtarisht më 5 nëntor. Shtetet e Bashkuara janë përballur me kritika të gjera globale, veçanërisht nga nënshkruesit e tjerë të marrëveshjes ndërkombëtare. Britania, Franca, Rusia, Kina, Gjermania dhe Bashkimi Evropian kanë njoftuar se do të përmbahen dhe do ta mbështesin marrëveshjen bërthamore.