Zarif: Prioritet i Iranit dhe Irakut është "rajoni"
Ministri i jashtëm iranian të shtunën në mbrëmje tha se Irani është i kënaqur nga vizita e delegacionit të lartë irakian i udhëhequr nga presidenti Barham Saleh dhe shtoi se përparësia kryesore e të dy vendeve është "rajoni".
Sipas IRNA, "Mohammad Javad Zarif" në Tëitter tha se kemi pasur një shkëmbim konstruktiv të pikëpamjeve mbi veprimet e ardhshme për paqen dhe sigurinë rajonale dhe një angazhim të fortë për të forcuar të gjitha lidhjet miqësore. Presidenti i Irakut mbërriti në Teheran të shtunën në krye të një delegacioni të nivelit të lartë për t'u takuar me autoritetet iraniane. Barham Saleh në Teheran u takua me udhëheqësin suprem të Revolucionit Islamik, Presidentin Hassan Rouhani, Kryetarin e Parlamentit Ali Larixhani, Muhamed Xhavad Zarif Ministri i Jashtëm dhe Ali Shamkhani, Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Republikës Islamike të Iranit.