Irani dënon sulmin terrorist në Kabul
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit dënoi sulmin terrorist në Kabul, kryeqytetin e Afganistanit, i cili vrau dhe plagosi me dhjetëra njerëz, studiues dhe klerikë të martën në mbrëmje dhe me këtë rast ngushëlloi qeverinë dhe kombin afgan si dhe familjet e viktimave të këtij krimi.
Sipas IRNA, Bahram Kasemi, duke iu referuar faktit se ky sulm terrorist i tmerrshëm dhe i pakëndshëm u krye gjatë kohës së festimit të ditëlindjes së Profetit Muhamed(s.a.v.s) dhe çoi në vrasjen e disa dijetarëve sunitë të Afganistanit. Ai vuri në dukje se duart e fshehura të këtij sulmi terrorist dhe frikacak, nuk synojnë gjë tjetër përveç provokimit të intrigave etnike, sektare dhe fetare. Kasemi shprehu shpresën se Afganistani, me ruajtjen e unitetit dhe mbështetjen e qeverisë qendrore dhe duke shfrytëzuar përvojat e kaluara në luftën kundër terrorizmit, do të forcojë sigurinë në dhe do të tejkalojë këto ditë ku janë shtuar e aktet terroriste dhe dhuna brutale. Si gjithashtu shpresoi se do të ndërmerren hapa për të vendosur dhe krijuar paqe dhe siguri të qëndrueshme në Afganistan. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Republikës Islamike të Iranit gjithashtu tha se populli afgan me siguri do të gëzojë mbështetjen e plotë të qeverisë dhe kombit iranian në përpjekjet për vendosjen e rendit dhe qetësisë në vend. Të paktën 60 vetë u vranë dhe 80 të tjerë u plagosën në një sulm vetëvrasës të martën në ceremoninë e festimit të lindjes së Profetit Muhamed (s.a.v.s) në Kabul, kryeqytetin e Afganistanit. Deri tani, asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.