Zarif: Pretendimet e Trump tregojnë armiqësi ndaj popullit iranian
Ministri i jashtëm i RII z. Mohamed Xhevad Zarif ka kritikuar presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i cili e ka quajtur Iranin si një "vend terrorist", duke thënë se akuzat e tij tregojnë se armiqësia e Uashingtonit ndaj Teheranit është arsyeja kryesore e vendosjes së sanksioneve të paligjshme të SHBA kundër Iranit.
Në një postim të tij në llogarinë e tij në Tuiter të mërkurën, Zarif tha gjithashtu se ëndrra e zyrtarëve amerikanë për çrrënjosjen e popullit iranian nuk do të bëhet realitet. Trump të martën ka përsëritur mbështetjen e tij për Arabinë Saudite, pavarësisht gjetjeve dhe dëshmive të konfirmuara edhe nga Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA), se Princi i Kurorës i Arabisë Saudite është i përfshirë në vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi. Në deklaratën e tij ai përsëriti pretendimet e mëparshme kundër Iranit duke e quajtur popullin iranian si "popull terrorist". Kjo nuk është hera e parë që Trump e ka quajtur popullin iranian një "popull terrorist". Presidenti amerikan gjithashtu në shumë raste ka akuzuar Iranin për sponsorizimin e terrorizmit. Irani hedh poshtë akuzat, duke thënë se është një nga viktimat më të mëdha të terrorizmit në botë dhe është duke luftuar dhe është duke ndihmuar vendet e tjera për të çrrënjosur terrorizmin.