Irani dhe Italia diskutojnë mekanizmin evropian të pagesave në Romë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i83203-irani_dhe_italia_diskutojnë_mekanizmin_evropian_të_pagesave_në_romë
Irani dhe Italia kanë diskutuar mbi Projektin e Veçantë të Ndërveprimit, një mekanizëm pagese që është krijuar nga Evropa për të lehtësuar tregtinë me Iranin përballë sanksioneve të SHBA.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 22, 2018 16:32 Europe/Tirane
  • Irani dhe Italia diskutojnë mekanizmin evropian të pagesave në Romë

Irani dhe Italia kanë diskutuar mbi Projektin e Veçantë të Ndërveprimit, një mekanizëm pagese që është krijuar nga Evropa për të lehtësuar tregtinë me Iranin përballë sanksioneve të SHBA.

Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif u takua të enjten në Romë me homologun e tij italian Moavero Milanesi për të shqyrtuar masat e marra nga evropianët për të mbrojtur marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, pas tërheqjes së SHBA. "SHBA ka shkelur jo vetëm marrëveshjen bërthamore, por edhe Rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe tani po u kërkon të tjerëve të bëjnë të njëjtën gjë dhe kërcënojnë të ndëshkojnë vendet që e respektojnë atë", tha Zarif duke iu referuar marrëveshjes bërthamore dhe rezolutës së OKB-së e cila e mbështeti atë. Zarif është në kryeqytetin italian në një vizitë zyrtare dhe për të marrë pjesë në Konferencën e Dialogut Mesdhetar. Ministri i Jashtëm italian tha se marrëveshja bërthamore ndihmon në promovimin e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, duke theksuar se Roma do të bëjë përpjekje të gjithanshme për ta mbrojtur atë së bashku me vendet e tjera të BE. Në takimin e tyre të enjten, Zarif dhe Milanesi gjithashtu nënvizuan lidhjet historike, të gjera dhe në rritje midis dy vendeve, duke theksuar vullnetin e tyre politik për të zhvilluar dhe thelluar lidhjet në fusha të ndryshme politike, ekonomike, kulturore dhe ndërkombëtare. Çështjet rajonale, veçanërisht zhvillimet më të fundit në Siri, gjendja katastrofike e Jemenit dhe zhvillimet në Libi ishin ndër temat e tjera të diskutuara në takim. Më vonë gjatë ditës, Zarif mori pjesë në një takim me dhjetëra emigrantë iranianë që jetonin në Romë. Duke folur në këtë tubim, Zarif tha se zhvillimi i Iranit nuk është i mundur pa pasur ndërveprim me botën, por "ne nuk duhet të jemi të varur nga të tjerët".