Zarif: Mundësia për negociata të reja bërthamore, zero
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit pasi ka mbështetur programin e përbashkët të veprimit sipas marrëveshjes bërthamore ka thënë se përsëritja e negociatave bërthamore me Amerikën është e parealizueshme.
I pranishëm në Dialogun e Mesdheut në Romë, Muhamed Xhavad Zarif lidhur me mundësinë e raundit të ri të negociatave bërthamore me Iranin ka thënë: Marrëveshja bërthamore është një marrëveshje e mirë dhe Irani nuk negocion më me Amerikën për programin e tij bërthamor. shefi i diplomacisë iraniane vuri në dukje se negociatat e mëparshme të Iranit dhe 6 vendeve të mëdha të botës kanë zgjatur 12 vjet shtoi se aktualisht është radha e Evropës dhe e nënshkruesve të tjerë të marrëveshjes bërthamore që të investojnë për sigurinë e botës. Zarif përmendi disa armiqësi ndaj kombit dhe Republikës Islamike të Iranit dhe tha: Irani jo vetëm 40 vjet pas revolucionit islamik por për 7 mijë vjet ka rezistuar dhe do të rezistojë. Zarif tha se jeta e Iranit dhe e Italisë është më e gjatë sesa disa vende të tjera pretenduese dhe tha: Për këtë arsye ne nuk i nënshtrohemi forcës dhe imponimit pasi e dimë se asnjë fuqi nuk është e përhershme. Më tutje ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit përmendi mbështetjen e Arabisë Saudite dhe të disa vendeve të rajonit për Sadam Huseinin, ISIS, Taleban dhe frontin Nusra dhe tha se janë këto vende ato që duhet të ndryshojnë politikat dhe sjelljet e tyre në rajon.