Zarif: Abuzimi i Uashingtonit me konventat ndërkombëtare, lojë e rrezikshme
Ministri i jashtëm i RII i përshkroi akuzat e SHBA për armët e shkatërrimit në masë (WMD) kundër Iranit si 'të rrezikshme'.
"SHBA dëshiron të përdorë konventat ndërkombëtare për të bërë akuza kundër Iranit, përderisa vetë i shkel ato. Pretendimet nga një vend që mbështeti pushtimin e Irakut kundër Iranit, pastaj pushtoi Irakun me synimet se do t'a shpëtojë këtë vend- nuk janë vetëm të turpshme, por edhe të rrezikshme", tha Mohamed Xhevad Zarif në një mesazh të publikuar në llogarinë e tij Twitter të premten. Përkundër pretendimeve të Amerikës kundër Iranit, Uashingtoni jo vetëm që nuk ka zbatuar zotimet e tij për zhdukjen e armëve kimike, mirëpo mbështet edhe programin e të tilla armëve të regjimit sionist dhe të tilla akuza hidhen vetëm për shkak të armiqësisë me Iranin dhe për të mashtruar opinionin publik dhe për ta devijuar vëmendjen nga kërkesa për shkatërrimin e qendrave të armëve kimike të regjimit sionist dhe të grupeve terroriste, tha në mesazhin e tij Zarif.