Zarif: largimi nga marrëveshja bërthamore e drejtë e Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i83305-zarif_largimi_nga_marrëveshja_bërthamore_e_drejtë_e_iranit
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, ditën e shtunë e ka quajtur amerikan një vend mosbesues dhe shkelës të zotimeve dhe ka thënë: është e drejtë e Iranit që të largohet nga marrëveshja bërthamore dhe të rifillojë pasurimin e uraniumit pasi Uashingtoni e ka shkelur këtë marrëveshje ndërkombëtare.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 25, 2018 05:27 Europe/Tirane
  • Zarif: largimi nga marrëveshja bërthamore e drejtë e Iranit

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, ditën e shtunë e ka quajtur amerikan një vend mosbesues dhe shkelës të zotimeve dhe ka thënë: është e drejtë e Iranit që të largohet nga marrëveshja bërthamore dhe të rifillojë pasurimin e uraniumit pasi Uashingtoni e ka shkelur këtë marrëveshje ndërkombëtare.

Muhamed Xhavad Zarif në një intervistë për kanalin Rai News 24, përmendi kërkesën e Amerikës drejtuar Evropës për të mos bashkëpunuar dhe për mos kryer tregti me Iranin por të ndjekin Uashingtonin në vendosjen e sanksioneve kundër Teheranit dhe tha nëse Evropa dëshiron të ruajë pavarësinë dhe sovranitetin e saj, ajo duhet të përballet me kërkesat e amerikanët. Sipas shefit të diplomacisë iraniane presidenti Trump sheh ëndrra me sy hapur kur thotë se Irani pas raundit të ri të sanksioneve do të detyrohet të kthehet në tryezën e bisedimeve dhe tha: Pothuajse të gjitha politikat e qeverisë Trump në lindjen e mesme bazohen në iluzione dhe analiza të gabuara. Donald Trump më 8 Maj pasi ka përsëritur pretendimet e tij boshe kundër Iranit dhe kundër marrëveshjes bërthamore, shpalli daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje dhe premtoi rikthimin e sanksioneve kundër Iranit brenda 3-6 muajve të ardhshëm. Në këto kushte Irani dhe Evropa për disa jave me radhë kanë mbajtur negociata për mënyrën e ruajtjes së marrëveshjes bërthamore pas daljes së Amerikës nga kjo marrëveshje ndërkombëtare. Në këto bisedime Evropa është zotuar për të hartuar një paketë mbështetëse në kuadër të marrëveshjes bërthamore që ka për qëllim përballjen me sanksionet amerikane kundër Iranit. Donald Trump pas tërheqjes së Amerikës nga marrëveshja  bërthamore, më 5 nëntor shpalli rivendosjen e sanksioneve kundër Iranit. Këto sanksione kthehen për një periudhë 90-180 ditë. Faza e parë e sanksioneve kundër Iranit u zbatua në muajin gusht ndërsa faza e dytë u vu në zbatim dje më 5 nëntor. Kjo është në kohën kur Britania, Franca, Rusia, Kina, Gjermania dhe BE janë shprehur pro ruajtjes dhe mbështetjes së marrëveshjes bërthamore.