Vejati: Vazhdimi i Intifadës, një hap drejt shkatërrimit të regjimit sionist
(last modified Mon, 26 Nov 2018 12:50:05 GMT )
Nëntor 26, 2018 13:50 Europe/Tirane
  • Vejati: Vazhdimi i Intifadës, një hap drejt shkatërrimit të regjimit sionist

Këshilltari për çështje ndërkombëtare i liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit deklaroi se plani amerikan "pazarllëku i shekullit" është një plan që synon vendosjen në harresë të çështjes së Palestinë ndërsa në të kundërtën, Intifada është një projekt për vazhdimin e rezistencës dhe një hap drejt shkatërrimit të regjimit sionist.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Ali Akbar Velajati sot në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Asamblesë Botërore për Zgjimin Islam që u zhvillua në Teheran, deklaroi: "Sionizmi ndërkombëtar dhe regjimet servile arabe po bëjnë përpjekje për ta mbuluar çështjen e Palestinës dhe për ta zbatuar planin e Amerikës, mirëpo tani janë shfaqur shenjtat e qarta për disfatën e regjimit sionist".

Ai shtoi: "Gjurmët e kësaj fitore në rajonin janë vërejtur në luftën e funtit të Rripit të Gazës ku regjimi sionist pësoi disfatë brenda 48 orëve".

Ali Akbar Velajati tha: "Dhuna e forcave ushtarake të regjimit sionist kundër popullit të Palestinës vërteton se Amerika duke ushtruar presion mbi Frontin e Rezistencës, dëshiron të realizojë qëllimet e veta, mirëpo rezistenca e popullit dhe e dijetarëve myslimanëve po pengon realizimin e qëllimeve të Amerikës".

"Përpjekjet e Amerikës dhe sionizmit janë përqendruar në përhapjen e islamofobisë dhe prishjen e unitetit të myslimanëve duke krijuar përçarje mes tyre, prandaj Fronti i Rezistencës duhet të bëjë të gjitha përpjekjet që të dështojnë komplotet e armiqve",- theksoi ndër të tjera Ali Akbar Velajati.

Tags