SHBA nuk veprojnë në përputhje me angazhimet e tyre ndërkombëtare
Shefi bërthamor i Iranit ka kritikuar përpjekjet e administratës amerikane për të parandaluar zbatimin e marrëveshjes shumëpalëshe bërthamore duke ushtruar presion mbi vendet e tjera për t'i bërë ato të ndjekin politikat e Uashingtonit përballë marrëveshjes.
"Kjo qasje jokonstruktive e SHBA tregon se ky vend, si një anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, nuk është i angazhuar ndaj detyrimeve të tij ndërkombëtare," tha shefi i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, Ali Akbar Salehi, në një fjalim në seminarin e tretë mbi bashkëpunimin paqësor bërthamor BE-Iran që u zhvillua në kryeqytetin belg, Bruksel, të hënën. Salehi nënvizoi ironinë se një anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit po shkel detyrimet e tij për paqen dhe sigurinë globale dhe kritikon rezultatin e një marrëveshjeje ndërkombëtare, e cila është miratuar nga Rezoluta 2231 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ai ripohoi angazhimin e Iranit për të vazhduar dhe për të rritur ndërveprimin konstruktiv me BE në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar bërthamor, duke thënë se kjo do të ishte e dobishme për Teheranin dhe bllokun prej 28-vendesh, si dhe për të gjithë bashkësinë ndërkombëtare.