Zarif: Amerika nuk është e besueshme - nuk negociojmë me Uashingtonin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i83363-zarif_amerika_nuk_është_e_besueshme_nuk_negociojmë_me_uashingtonin
Ministri i jashtëm i Iranit, duke hedhur poshtë çdo negociatë midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, tha: "Sipas pikëpamjes së Republikës Islamike, qeveria Trump nuk është e besueshme dhe negociatat me këtë qeveri nuk kanë asgjë për të përmbushur.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 27, 2018 04:33 Europe/Tirane
  • Zarif: Amerika nuk është e besueshme - nuk negociojmë me Uashingtonin

Ministri i jashtëm i Iranit, duke hedhur poshtë çdo negociatë midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, tha: "Sipas pikëpamjes së Republikës Islamike, qeveria Trump nuk është e besueshme dhe negociatat me këtë qeveri nuk kanë asgjë për të përmbushur.

Mohamed Xhevad Zarif, i cili udhëtoi për në Romë për të marrë pjesë në konferencën e Dialogut Mesdhetar, në një intervistë ekskluzive me gazetën italiane "Correa de Laser", duke iu referuar largimit të Shteteve të Bashkuara nga "Plani i Përbashkët i Veprimit, ka thënë: Nga këndvështrimi i Teheranit, negociatat me një qeveri që nuk përmbush detyrimet e saj, janë joproduktive. Ministri i jashtëm i Iranit tha se largimi i Trump nga marrëveshja bërthamore ishte një shkelje e së drejtës ndërkombëtare dhe shtoi: Me përvojat e kaluara, nuk ka negociata të reja midis Teheranit dhe Uashingtonit. Mohamed Xhevad Zarif, ka thënë se palët tjera të marrëveshjes kanë mundësinë ta ruajnë atë.