Irani kërkon nga ANEA të jetë e paanshme
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i83426-irani_kërkon_nga_anea_të_jetë_e_paanshme
Kryetari i AEAI, e  ka quajtur të domosdoshme ruajtjen e paanshmërisë nga ana e ANEA.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 29, 2018 05:12 Europe/Tirane
  • Irani kërkon nga ANEA të jetë e paanshme

Kryetari i AEAI, e  ka quajtur të domosdoshme ruajtjen e paanshmërisë nga ana e ANEA.

Në takimin që pati me Jokia Amano, drejtorin e përgjithshëm të ANEA, kryetari i AEAI z. Ali Akbar Salehi, tha: Irani prej nga ANEA që të ndjekë procesin e analizimit dhe verifikimit të programit bërthamor të Iranit në mënyrë profesionale dhe të paanshme dhe në këtë fushë të mos u kushtojë vëmendje polemikave dashakeqe. Jokia Amano, drejtori i përgjithshëm i ANEA nga ana e tij ka thënë se ANEA në procesin e verifikimeve dhe testimeve të saj bazohet vetëm tek e vërteta dhe realiteti dhe gjithmonë është mbështetur në parimin e profesionalizmit, paanshmërisë dhe pavarësisë së saj. Kryetari i AEAI ka shkruar në Vjenë për të marrë pjesë në konferencën e ministrave të shkencës dhe teknologjisë të vendeve anëtare në ANEA. Me këtë rast ai ka thënë se suksesi apo dështimi i marrëveshjes bërthamore është një test i rëndësishëm për kredibilitetin e ANEA dhe për traktatin për ndalimin e armëve atomike NPT. Deri tani ANEA ka dhënë 13 raport ku ka theksuar respektimin e marrëveshjes bërthamore nga ana e Iranit dhe ka thënë se në këtë program nuk vihet re asnjë shenjë devijimi.