Zarif përsërit përfundimin e luftës në Jemen
Ministri i jashtëm i RII z. Mohamed Xhevad Zarif përmes një mesazhi theksoi mbi përfundimin e luftës në Jemen.
"Këtë e thashë për krizën në Jemen në prill të vitit 2015. Sot, pas një vuajtjeje të pashembullt njerëzore dhe krimeve të luftës nga koalicioni saudit dhe bashkëpunëtorët e tij amerikanë dhe përpjekjet për të zbardhur krimet e tyre me akuza absurde kundër Iranit, plani ynë me katër pika ende mbetet i vetmi opsion i mundshëm", tha Zarif të premten. Më herët më 10 prill 2015 ai kishte thënë se "Lufta në Jemen duhet të ndalet. Ne kërkojmë armëpushim, ndihma humanitare, dialog brenda Jemenit dhe krijimin e qeverisë me bazë të gjerë". Arabia Saudite dhe një numër i aleatëve të saj rajonal nisën një fushatë shkatërruese ushtarake kundër Jemenit në mars të vitit 2015, me qëllim që qeveria e Mansur Hadi të kthehej në pushtet dhe të shkatërronte Lëvizjen Ansarullah të Jemenit. Rreth 16,000 jemenas janë vrarë dhe mijëra të tjerë janë plagosur që nga fillimi i agresionit të udhëhequr nga sauditët. Sulmet e forcave të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite kanë dështuar të ndalojnë Jemenët që të rezistojnë ndaj agresionit.