Zarif kritikon implikimin e SHBA në krimet e luftës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i83547-zarif_kritikon_implikimin_e_shba_në_krimet_e_luftës
Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif në një mesazh kritikoi implikimin e SHBA në luftën kundër Sirisë dhe Jemenit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 02, 2018 17:01 Europe/Tirane
  • Zarif kritikon implikimin e SHBA në krimet e luftës

Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif në një mesazh kritikoi implikimin e SHBA në luftën kundër Sirisë dhe Jemenit.

'Implikimi në krimet e luftës së Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe me armatime, mbështetje inteligjente dhe logjistike duket se nuk mjafton. SHBA gjithashtu u japin armë të avancuara j ekstremistëve, përfshirë Al Kaida-s dhe ISIS-it. Së pari në Siri, tani në Jemen. Qëllimi: Paqëndrueshmëria e përhershme për të justifikuar një politikë të tmerrshme", shkroi të dielën Zarif. Gazeta britanike 'The Guardian' në një artikull tha se 'Një hetim për armët që përdoren në luftën në Jemen ka treguar shembuj të shumtë të armëve të furnizuara nga Britania e Madhe dhe SHBA, duke përfunduar në duart e milicive, duke përfshirë ato që lidhen me al-Kaidën dhe ISIS.' Zarif theksoi domosdoshmërinë e përfundimit të luftës në Jemen, duke thënë: "Këtë e thashë për krizën në Jemen në prill të vitit 2015. Sot, pas vuajtjeve njerëzore të pashpjegueshme dhe krimeve të luftës nga koalicioni saudit dhe bashkëpunëtorët e tij amerikanë dhe pas përpjekjeve për të zbardhur krimet e tyre me akuza absurde kundër Irani, plani ynë me katër pika mbetet ende i vetmi opsion i mundshëm ".