Zarif i përgjigjet deklaratës së Pompeo
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i83592-zarif_i_përgjigjet_deklaratës_së_pompeo
Sekretari amerikan i shtetit bën mirë të studiojë me kujdes rezolutën 2231 të KS të OKB.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 04, 2018 16:20 Europe/Tirane
  • Zarif i përgjigjet deklaratës së Pompeo

Sekretari amerikan i shtetit bën mirë të studiojë me kujdes rezolutën 2231 të KS të OKB.

Kështu është përgjigjur Muhamed Xhavad Zarif, deklaratës së Mike Pompeo sekretarit amerikan të shtetit. Në përfundim të takimit të komisionit të sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme të parlamentit iranian, ministrit i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit përmendi deklaratën boshe të sekretarit amerikan të shtetit mbi programin raketor të Iranit dhe tha : Nga Pompeo nuk pritet gjë tjetër  veçse të mos e kuptojë marrëveshjen bërthamore. Ata që janë në dijeni dhe e njohin marrëveshjen bërthamore e dinë shumë mirë se programi raketor nuk është i ndaluar në marrëveshjen bërthamore dhe në rezolutën 2231 të KS të OKB janë përmendur vetëm raketat që kanë kapacitet mbartës të kokave bërthamore, të cilat gjithashtu nuk janë të ndaluara mirëpo i është kërkuar Iranin që të mos përdor të tilla raketa. Sekretari amerikan i shtetit ka pretenduar se Irani kohët e fundit ka testuar një raketë balistike me rreze të mesme veprimi e cila mund të mbartë koka të ndryshme. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit tha se Amerika keqpërdor rezolutat e KS të OKB dhe kat hënë: Sot iluzioni është kthyer në një veprimtari të përditshme për sekretarin amerikan të shtetit. Fuqia raketore e Iranit është një fuqi mbrojtëse por autoritetet amerikane me mashtrime dhe iluzione mundohen ta fusin atë në projektin e tyre të Iranofobisë. Raketat që prodho Irani nuk janë projektuar për mbartjen e kokave bërthamore. Përveç kësaj përdorimi i fuqisë raketore nga ana e Iranit është për tu mbrojtur nga kërcënimet dhe nga elementët që kërcënojnë sigurinë e Iranit dhe të rajonit. Irani me sulmet e kohëve të fundit ndaj qendrave të terroristëve ka treguar se projektimi i raketave është për objektiv të caktuar. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit sa i përket projektimit të raketave ka thënë: Irani raketat e tij i ka projektuar vetëm për mbartjen e kokave të lejueshme ndërkohë që përdorimi i armëve të shkatërrimit në masë nuk kanë nevojë për projektim me objektiv të caktuar. Deklarata e Pompo ashtu si deklaratat e mëparshme të tij janë të gabuara. Ndërsa zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme deklaroi se asnjë rezolutë në KS të OKB nuk ka ndaluar programin raketor ose testimin e raketave iraniane. Behram Kasemi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, në reagim ndaj pretendimeve të Mike Pompeo, sekretarit amerikan të shtetit, i cili ka thënë se testimet raketore të Iranit shkelin rezolutën 2231 të KS të OKB, theksoi: "Programi raketor i Iranit ka natyrë mbrojtëse dhe është projektuar në bazë të nevojave të vendit". Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit duke iu drejtuar sekretarit amerikan të shtetit tha: "Është interesant dhe natyrisht qesharake që ju po mbështetni në një rezolutë të cilën me daljen e njëanshme dhe të paligjshme të Amerikës nga marrëveshja bërthamore, jo vetëm që e keni shkelur, por edhe të tjerët i inkurajoni që ta shkelin këtë rezolutë ose i kërcënoni se do të përballen me sanksione në rast se e zbatojnë atë".