Zarif: Kapaciteti mbrojtës i Iranit nuk mund të negociohet
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i83614-zarif_kapaciteti_mbrojtës_i_iranit_nuk_mund_të_negociohet
Ministri i punëve të jashtme të Iranit duke thënë se Republika Islamike e Iranit gjithnjë thekson kapacitetet raketore të saj, deklaroi se kapaciteti mbrojtës i Iranit nuk mund të negociohet.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 05, 2018 11:13 Europe/Tirane
  • Zarif: Kapaciteti mbrojtës i Iranit nuk mund të negociohet

Ministri i punëve të jashtme të Iranit duke thënë se Republika Islamike e Iranit gjithnjë thekson kapacitetet raketore të saj, deklaroi se kapaciteti mbrojtës i Iranit nuk mund të negociohet.

Muhamed Xhavad Zarif, ministri i jashtëm i Iranit, të mërkurën në një prononcim për gazetarët, tha: "Shtetet të cilat japin deklarata në lidhje me kapacitetin mbrojtës të Iranit, janë po ato shtete që me miliarda dollarë kanë derdhur armatime në rajonin Azisë Perëndimore dhe janë kanë prishur sigurinë e këtij rajoni".

Zarif duke thënë se politika mbrojtëse e Iranit është vetëm parandaluese, shtoi: "Asnjë shtet nuk mund të kërkojë nga një vend i pavarur dhe i madh siç është Irani që të mos ketë në dispozicion mjetet mbrojtëse të veta".

Ministri i jashtëm i Iranit gjithashtu duke folur për lëvizjet e fundit të Amerikës në lidhje me programin raketor të Iranit, tha: "Amerikanët shumë herë kanë pohuar se marrëveshja bërthamore dhe rezoluta 2231 e KS të OKB nuk ndalon programin raketor të Iranit".

Në lidhje me vendimet e reja të Bashkimit Evropian rreth marrëveshjes bërthamore, z. Zarif tha: "Marrëveshjet përfundimtare janë arritur dhe në të ardhmen e afërt do të regjistrohet dhe futet në funksion edhe mekanizmi për shkëmbime financiar mes Iranit dhe BE (SPV)".