Xhahangiri: Irani nuk merr leje nga ndokush për rrezen e raketave
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i83661-xhahangiri_irani_nuk_merr_leje_nga_ndokush_për_rrezen_e_raketave
Zv/presidenti i parë i Republikës Islamike të Iranit ka thënë se Irani për mbrojtjen e kombit ka ndjekur rrugën e prodhimit të raketave dhe nuk merr leje nga askush për rrezen e tyre.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 07, 2018 06:34 Europe/Tirane
  • Xhahangiri: Irani nuk merr leje nga ndokush për rrezen e raketave

Zv/presidenti i parë i Republikës Islamike të Iranit ka thënë se Irani për mbrojtjen e kombit ka ndjekur rrugën e prodhimit të raketave dhe nuk merr leje nga askush për rrezen e tyre.

Isak Xhahangiri, në një intervistë për agjencinë Kiodo të Japonisë tha se raketat e Iranit kanë karakter mbrojtës dhe parandalues dhe shtoi: Irani përballet me çdo lloj kërcënimi dhe në bazë të nevojave për mbrojtje prodhon raketat e tij. Ndër të tjera ai tha se Amerika është e pafuqishme në çuarjen në 0 të kuotës së shitjes së naftës iraniane dhe shtoi se Irani ka gjetur rrugë të reja për shitjen e naftës. Sa i përket marrëdhënieve mes Iranit dhe Japonisë, zv/presidenti i parë i Republikës Islamike të Iranit tha: Irani është i gatshëm të futet në bisedime me qeverinë e Japonisë dhe kompanitë japoneze për të gjetur rrugë të reja për marrëdhëniet tregtare pa ndërhyrjen e Amerikës.