Takimi i krerëve të parlamenteve të 6 vendeve aziatike në Teheran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i83684-takimi_i_krerëve_të_parlamenteve_të_6_vendeve_aziatike_në_teheran
Takimi i dytë i kryetarëve të parlamenteve të 6 vendeve aziatike mbahet sot në Teheran.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 08, 2018 06:31 Europe/Tirane
  • Takimi i krerëve të parlamenteve të 6 vendeve aziatike në Teheran

Takimi i dytë i kryetarëve të parlamenteve të 6 vendeve aziatike mbahet sot në Teheran.

Në Teheran mbahet konferenca e krerëve të parlamenteve të Iranit Afganistanit, Pakistanit, Turqisë, Kinës dhe Rusisë. Kjo konferencë ka për qëllim analizimin e strategjive të përballjes me terrorizmin dhe mënyrën e bashkëpunimit mes parlamenteve. Përballja me terrorizmin, eksperienca e kaluar, strategjia aktuale, veprimtaritë e reja dhe me ndikim në rajon, zgjerimi i komunikimit dhe forcimi i bashkëpunimit rajonal, janë disa nga temat që do të trajtohen në këtë konferencë. Pjesëmarrja e vendeve me ndikim të rajonit në nivel kryetarësh të parlamenteve në konferencën e Teheranit, tregon për rëndësinë e strategjive të reja në çështjen e sigurisë së rajonit. Eksperienca ka treguar se sjellja e disa vendeve të rajonit dhe ndërhyrja e faktorit të huaj ka hapur rrugët për sundimin dhe zgjerimin e hegjemonizmit të fuqive të huaja në rajon. Ali Larixhani kryetar i parlamentit islamik të Iranit në takim me Chen Zhu kryetar i parlamentit kombëtar të Kinës ka thënë: Amerika shumë nga pjesëtarët e ISIS i ka transferuar në Afganistan dhe kjo mund të krijojë po ato probleme që u krijuan në Irak dhe në Siri dhe që më pas ndikuan në të gjithë rajonin e Azisë. Grupi parlamentar i Kinës udhëtoi për në Teheran për të marrë pjesë në konferencën parlamentare "Roli i parlamenteve në botën bashkëkohore". Gjatë qëndrimit të tij katër ditor në Teheran, përveç pjesëmarrjes në konferencën parlamentare "Roli i parlamenteve në botën bashkëkohore", grupi parlamentar kinez do të takohet me zyrtarë politikë dhe parlamentarë pjesëmarrës në konferencë dhe do të diskutojë mënyrat për të zgjeruar bashkëpunimin dypalësh midis vendeve. Në kuadër të kësaj konference, Ali Shamkhani kreu i këshillit suprem të sigurisë kombëtare, theksoi rëndësinë e të tilla takimeve dhe tha: struktura e sigurisë së rajonit duhet të bazohet në interesat e përbashkëta të vendeve të rajonit dhe të përcaktohet nga vetë ata me qëllim që të bllokohen mundësitë e ndërhyrjes së fuqive të huaja dhe të krijohen fushat e përballjes me unilaterizmin. Nikola Petroshov kryetar i këshillit të sigurisë kombëtare të Rusisë ka thënë se dialogu për sigurinë e rajonit është një hap me ndikim për koordinime në luftën kundër kërcënimeve terroriste dhe tha: Terrorizmi është armik i përbashkët dhe vendet e rajonit duhet të bëjnë të gjitha përpjekjet për tu përballur me këtë fenomen duke bashkëpunuar mes tyre dhe me organet ndërkombëtare. Në kushtet kur vendet e rajonit janë duke u përballur me fenomenin terrorizëm, organizimi i takimit të Teheranit ka rëndësi të dyfishtë. Një prej rasteve më të fundit të fenomenit terrorizëm, është sulmi i disa ditëve më parë në qytetin Cabahar në Iran. Ky sulm ishte i organizuar dhe kishte për qëllim prishjen e rendit dhe të sigurisë së kësaj zone. Ai edhe një herë tregoi sjelljen e dyanshme të pretenduesve mashtrues të luftës kundër terrorizmit dhe mbështetjes së tyre për terrorizmin.